Demonstruesit protestojnë kundër pranisë së Gardës Kombëtare në Washington
Protestuesit bënë thirrje për largimin e trupave të Gardës Kombëtare dhe agjentëve federalë të emigracionit nga Washingtoni

Shkup
Demonstruesit u mblodhën në rrugët e kryeqytetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Washington, kundër pranisë së Gardës Kombëtare, raporton Anadolu.
Organizuar nga lëvizja "Free DC" protestuesit u mblodhën në një rrugë të kryeqytetit.
Ata bënë thirrje për largimin e trupave të Gardës Kombëtare dhe agjentëve federalë të emigracionit nga Washingtoni.
Protesta u mbajt në përgjigje të një urdhri federal që e vendosi forcën policore të qytetit nën kontroll kombëtar dhe zgjeroi praninë e agjencive federale të zbatimit të ligjit.
Presidenti amerikan, Donald Trump, javën e kaluar bëri të ditur se po vendos policinë lokale në kryeqytetin e SHBA-së nën kontroll federal dhe tha se po dërgon Gardën Kombëtare për të adresuar atë që e quajti "emergjencë për sigurinë publike".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.