Dzihat Aliju
24 Mars 2025•Përditësim: 25 Mars 2025
Më shumë se gjysma e prodhimit të orizit në Vietnam bëhet në Deltën e Mekongut, raporton Anadolu.
Përderisa fermerët vendas vazhdojnë të përdorin teknika tradicionale manuale për kultivimin e grurit, disa po adoptojnë gradualisht teknologji moderne, duke përfshirë dronët, për të rritur efikasitetin.
Fushat e orizit të vendit jo vetëm që luajnë një rol vendimtar në bujqësi, por gjithashtu kontribuojnë në peizazhin piktoresk, duke tërhequr turistë të shumtë.
Delta e Mekongut, e njohur gjithashtu si Rajoni Perëndimor ose Jugperëndimor, ndodhet në Vietnamin jugperëndimor, ku lumi Mekong degëzohet përpara se të arrijë në det.
Duke u shtrirë në mbi 40.500 kilometra katrorë, delta është një rajon jetik ekonomik dhe kulturor i Vietnamit.