Emel Öz Gözellik
23 Janar 2018•Përditësim: 23 Janar 2018
SEUL (AA) – Një delegacion i Koresë së Jugut ka vizituar Korenë e Veriut para fillimit të Olimpiadës Dimërore në PyeongChang, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Yonhap njoftoi se një delegacionin prej 12 anëtarësh nga Koreja e Jugut ka zhvilluar vizitë në Korenë e Veriut për të kontaktuar lidhur me Lojërat Olimpike Dimërore, në fusha ku do të marrin pjesë së bashku.
Zyrtarët verikoreanë kërkuan të meren masat e nevojshme që të mos përsëriten incidentet si ato që ndodhën dje në protestën në Kore të Jugut.
Politikanë dhe aktivistë konservatorë koreano-jugorë dje kanë djegur flamurin e Koresë së Veriut dhe portretin e liderit të saj, Kim Jong-un, për të protestuar kundër pjesëmarrjes së Koresë së Veriut në Olimpiadë.
Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut me Lojërat Olimpike Dimërore filluan përsëri bisedimet e nivelit të lartë pas një pauze dyvjeçare.
Zyrtarët nga Seuli dhe Pheniani kanë vendosur që sportistët në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2018 që do të mbahet muajin e ardhshëm në PyeongChang, të ecin nën flamurin e "Koresë së Bashkuar".