Bota

Deklarata përfundimtare e Samitit të Liderëve të BE-së

Liderët e Bashkimit Evropian publikuan deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të BE-së e cila përfshin çështjet si emigrimi, siguria dhe marrëdhëniet e jashtme

Şerife Çetin, Yusuf Hatip  | 18.10.2018 - Përdıtësım : 19.10.2018
Deklarata përfundimtare e Samitit të Liderëve të BE-së

Bruksel

BRUKSEL (AA) - Liderët e Bashkimit Evropian publikuan deklaratën përfundimtare të Samitit të Liderëve të BE-së e cila përfshin çështjet si emigrimi, siguria dhe marrëdhëniet e jashtme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën ku imigracioni përbën një nga pikat kryesore të rendit të ditës të samitit, thuhet se çështja është ende në axhendën e BE-së, pavarësisht se është shënuar një ulje prej 95 për qind të fluksit të emigrantëve të parregullt.

Po ashtu në deklaratë vihet theksi në nevojën e bashkëpunimit me vendet e burimit dhe tranzitit në mënyrë që të luftohet migracioni i parregullt dhe se veçanërisht duhet të zgjerohet partneriteti me Afrikën Veriore.

Bëhet thirrje për rritjen e bashkëpunimit me vendet e treta për të rritur luftën kundër trafikantëve të qenieve njerëzore ndërsa theksohet se është vendosur formimi i një force të përbashkët pune në Qendrën Evropiane të trafikimit të Migracionit të Europolit.

Të gjitha vendet anëtare duhet të tregojnë solidaritet për të përmirësuar sistemin e rikthimit të emigrantëve të parregullt dhe duhet të bëhen përpjekje për zbatimin e plotë të marrëveshjes ndërmjet Turqisë dhe BE-së.

Siguria

Lidhur me luftën e BE-së kundër terrorizmit në deklaratë thuhet se është shënuar përparim i rëndësishëm. Duke iu referuar sulmit në Salisbury, theksohet se BE ka marrë vendimin për të parandaluar dhe rezistencën kundër kërcënimeve hibride, kibernetike, kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.

Më tej është njoftuar se është arritur dakordësimi në çështjen për përgatitjen përpara vitit të ri të rregulloreve kundër përpjekjeve për sulme ndaj rregullave kundër terrorizmit, sigurisë kibernetike dhe përpjekjet për të sulmuar sistemin demokratik.

Marrëdhëniet me jashtë

Në deklaratë ku nënvizohet rëndësia e bashkëpunimit mes Evropës dhe Afrikës në rendin aktual global, thuhet se marrëdhëniet mes palëve duhet të sillen në një nivel të ri.

Gjithashtu potencohet se është mirëpritur vendimi për samitin e parë që do të zhvillohet në Egjipt në muajin shkurt mes BE-së dhe vendeve të Ligës Arabe.

Është jetik reduktimi i emetimit të gazrave serrë në të gjithë sektorët sipas angazhimeve të Marrëveshjes për Klimën, thuhet në deklaratë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.