Bota

"Deklarata e Huthive për sulmin në Aramco jo bindëse"

"Huthitë thanë se ata kryen sulmin, por ajo deklaratë nuk është shumë bindëse", tha ministri francez i Punëve të Jashtme, i cili shtoi se duhet të presin rezultatet e hetimit të nisur për sulmin

Yusuf Özcan  | 19.09.2019 - Përdıtësım : 20.09.2019
"Deklarata e Huthive për sulmin në Aramco jo bindëse"

Paris

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, beson se deklarata e Huthive se ata sulmuan fabrikën e naftës saudite Aramco nuk është bindëse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Le Drian për kanalin televiziv CNews komentoi pretendimet e Huthive për sulmin ndaj fabrikave të naftës.

"Huthitë thanë se ata kryen sulmin, por ajo deklaratë nuk është shumë bindëse", tha Le Drian, i cili shtoi se duhet të presin rezultatet e hetimit të nisur për sulmin.

Ai gjithashtu beson se periudha gjatë së cilës ndodhi sulmi nuk u përcaktua rastësisht.

"Ky sulm ndodhi në një kohë kur Franca po ndërmerrte disa nisma për të sjellë paqen në rajon, pak para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së", tha Le Drian.

Të shtunën, shënjestër e sulmit me dronë ishin dy komplekse nafte në Arabinë Saudite, me kapacitete që llogariten pesë për qind të prodhimit botëror të naftës. Në sulm nuk pati viktima.

Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë dhe kanë kërcënuar me sulme të reja, por autoritetet e SHBA-ve dhe Arabia Saudite kanë fajësuar drejtpërdrejt Iranin për sulmet. Teherani zyrtar mohon pretendimet e SHBA-ve dhe Arabisë Saudite duke pohuar se forcat iraniane nuk kanë lidhje me sulmet.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.