İnci Gündağ
19 Maj 2017•Përditësim: 19 Maj 2017
LONDËR (AA) - Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon, duke bërë të ditur se objektivi i partisë së tij është që të reduktojë nën 100 mijë numrin total të emigrantëve që vijnë në vend, tha se ende nuk dihet se në çfarë periudhe do të arrihet ky synim, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur për BBC-në, Fallon, ka theksuar se përfshirja e objektivit për pakësimin e numrit të emigrantëve në deklaratën zgjedhore të Partisë Konservatore tashmë është bërë një politikë e partisë.
Në lidhje me koston e pakësimit të numrit të emigrantëve, Fallon, është shprehur se "Për këtë çështje janë kryer punime akademike. E kemi theksuar hapur se e kemi pranuar që kjo ka një kosto. Por kjo kosto ende nuk është përllogaritur. Sepse ende nuk e dimë plotësisht se në çfarë viti do të arrijmë numrin e emigrantëve në dhjetëra mijëra. Për temën në fjalë nuk kemi përgatitur një formulë se sa do të ulet numri në vit".