Mahmoud Barakat
04 Dhjetor 2018•Përditësim: 04 Dhjetor 2018
NINEVEH (AA) - Një prijës fisnor u qëllua për vdekje nga militantët e dyshuar të DEASH-it në provincën veriore Nineveh të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Militantët e maskuar në uniformë ushtarake sulmuan shtëpinë e shejh Ragheb al-Badrani në qytetin e al-Emrinit, në jug të Mosulit dhe hapën zjarr mbi të duke e vrarë në vend, tha për AA koloneli i policisë, Ahmed al-Jabouri.
Vitin e kaluar, zyrtarët irakianë deklaruan se prania ushtarake e DEASH-it në vend është neutralizuar pas një konflikti tre vjeçar me ushtrinë e mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të.