Yusuf Özcan
03 korrik 2019•Përditësim: 04 korrik 2019
David-Maria Sassoli sot është zgjedhur president i ri i Parlamentit Evropian, bëhet e ditur në llogarinë e PE-së në Twitter, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sassoli ishte kandidati i Grupit të Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S & D) për pozitën dhe u zgjodh nga votat e anëtarëve të PE-së.
Para zgjedhjes së tij ai ishte nënkryetar i PE-së.
Sassoli, një ish gazetar, ka lindur në Firenzë të Italisë në vitin 1956 dhe në vitin 2009 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike të majtë të Italisë.