Faruk Zorlu
05 Shkurt 2019•Përditësim: 05 Shkurt 2019
COPENHAGEN (AA) - Danimarka ka dëbuar dy punonjës të gjigantit kinez të teknologjisë Huawei për shkelje të rregullave dhe lejeve të qëndrimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia e qytetit danez Copenhagen bëri të ditur se dy punonjës, lejet e punës dhe të qëndrimit të të cilëve nuk ishin në rregull, u dëbuan nga vendi pas një “kontrolli rutinë” të kryer në zyrën e Huawei-t në Copenhagen.
Policia theksoi se inspektimi nuk kishte lidhje me pretendimet e fundit se Huawei mund të përdorte teknologjinë për “spiunim”.
Javën e kaluar, SHBA-të hodhën poshtë dy padi lidhur me pretendimin e paligjshmërisë nga Huawei, duke përfshirë vjedhjen e supozuar të sekreteve tregtare.
Një padi prej 13 akuzash ngarkoi Huawei-n, dy bashkëpunëtor të Huawei-t, Huawei Device USA dhe Skycom Tech Co, si dhe zyrtaren kryesore financiare Meng Wanzhou për mashtrime financiare lidhur me përpjekjet për të shmangur sanksionet e SHBA-ve kundër Iranit.
Huawei ka hedhur poshtë akuzat.
Prokurorët e SHBA-ve po përpiqen të ekstradojnë Meng nga Kanadaja, ku ajo është lirur me kusht pasi u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Vancouver në muajin dhjetor.
SHBA-të, Franca dhe vende të tjera perëndimore kanë shprehur shqetësimin se përdorimi i stacioneve bazë Huawei dhe pajisjeve të tjera mund t’i japin akses Pekinit në rrjetin e infrastrukturës në të gjithë botën, ndoshta duke lejuar atë të spiunojë qeveritë e huaja.