Fatih Hafız Mehmet
08 Tetor 2019•Përditësim: 09 Tetor 2019
Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2019 u është ndarë tre shkencëtarëve, James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Çmimi Nobel në Fizikë për vitin 2019 u është ndarë gjysma James Peebles për zbulime teorike në kozmologjinë fizike dhe gjysma tjetër bashkërisht Michel Mayor dhe Didier Queloz për zbulimin e një ekzoplaneti që rrotullohet nga një yll i tipit diellor", u shprehën në një postim në Twitter, nga Çmimi Nobel.
Çmimi Nobel tha se laureati James Peebles mori përsipër kozmosin, me miliarda galaktika dhe grupime galaktike.
"Kuadri i tij teorik, i zhvilluar mbi dy dekada, është themeli i të kuptuarit modern të historisë së universit, nga Big Bang e deri në ditët e sotme", theksuan ata.
Laureatët tjerë Michel Mayor dhe Didier Queloz kanë eksploruar galaktikën tonë, Rrugën e Qumështit, duke kërkuar botët e panjohura, theksuan nga Çmimi Nobel
Çmimi Nobel në Fizikë është ndarë që nga viti 1901, ndërsa deri tani 209 shkencëtarë e kanë marrë këtë çmim.