Bilgin S. Şaşmaz
18 Mars 2017•Përditësim: 19 Mars 2017
ÇIKAGO (AA) – Në qytetin amerikan të Çikagos mbahet "Konventa e artit të tatuazhit", e cila ka tubuar artistë të njohur të tatuazhit nga e gjithë bota, raporton Anadolu Agency (AA).
Konventa do të mbahet në Qendrën e Kongreseve Donald E. Stephens, ku do të marrin pjesë rreth 800 artistë të tatuazhit.
Manifestimi do të zgjasë tre ditë dhe në ditën e parë ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve.
Organizatori Troy Timpel për AA ka thënë se bëhet fjalë për njërin nga programet më të rëndësishme në botë kur flitet për artin e tatuazhit dhe se pritet që konventën ta vizitojnë afro 10 mijë njerëz.
Timpel shtoi se janë të kënaqur nga interesimi i artistëve të cilët vijnë nga të gjitha anët e botës. Ai tha se ky është një rast i mirë për adhuruesit e tatuazhit.
Përveç kësaj, vizitorët kanë mundësi të blejnë disa pajisje të caktuara të modës dhe të marrin pjesë në programet e ndryshme.