Bota

Çifti indian padit djalin dhe nusen se nuk u dhanë "pasardhës"

Çifti 61 dhe 57-vjeçar Sanjeev dhe Sadhana Prasad në shtetin verior të Uttarkand, kanë thënë se të gjitha kursimet e tyre i kanë shpenzuar për rritjen e fëmijës së tyre të vetëm, djalit të tyre

Mehmet Alaca  | 13.05.2022 - Përdıtësım : 16.05.2022
Çifti indian padit djalin dhe nusen se nuk u dhanë "pasardhës"

Ankara

Një çift në Indi kanë paditur djalin dhe nusen që janë të martuar gjashtë vjet më parë, për arsye s'u kanë dhënë "pasardhës", transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në BBC, çifti 61 dhe 57-vjeçar Sanjeev dhe Sadhana Prasad në shtetin verior të Uttarkand, kanë thënë se të gjitha kursimet e tyre i kanë shpenzuar për rritjen e fëmijës së tyre të vetëm, djalit të tyre.

Sanjeev Prasad tha se djalin e tij e kanë mbështetur në shumë mënyra, veçanërisht duke e dërguar në SHBA për trajnim pilotësh, duke shpenzuar 65 mijë dollarë në vitin 2006.

Çifti Prasad tregoi se djalin e tyre Shrey Sagar, tani 35-vjeçar, e kanë martuar në vitin 2016 me shpresën se gjatë daljes në pension "do të kenë një nip ose mbesë që do të mund të luajnë".

Çifti rikujtoi se kanë paguar për një dasëm në një hotel me pesë yje, një makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë dhe një muaj mjalti jashtë vendit.

Në kuadër të padisë së pazakontë, nga çifti, nëse nuk kanë nip ose mbesë për një vit, kërkohet dëmshpërblim prej rreth 650 mijë dollarësh.

"Të jesh gjysh dhe gjyshe është ëndrra e çdo prindi. Ata prej vitesh prisnin të bëheshin gjysh e gjyshe", tha avokati i çiftit, AK Srivastava.

Përderisa padia e ngritur nga çifti pritet të vijë në rend dite në gjykatë më 17 maj, ende nuk ka asnjë shpjegim nga djali dhe nusja lidhur me rastin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın