Bekim Laci
12 Janar 2019•Përditësim: 13 Janar 2019
SHKUP (AA) - Mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas, i është bashkuar ekipit francez të ligës së parë, Monako, i cili menaxhohet nga ish-bashkëlojtari i tij nga koha e Arsenalit, Thierry Henry, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fabregas ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare e gjysmë.
Spanjolli 31 vjeçar mbajti shiritin e kapitenit në ndeshjen e tij të fundit për Chelsea kundër Nottingham Forestit të luajtur të shtunën në kuadër të kupëS së FA-së, për çka në fund të ndeshjes me lot në sy u duartrokit në mënyrë frenetike nga tifozët.
Në Chelsea kaloi nga Barcelona në vitin 2014, ku regjistroi 303 paraqitje.
“Jemi shumë të lumtur të mirëpresim në Cesc Fabregasin në AS Monaco, një lojtar i klasit botëror dhe një profesionist i madh, ardhja e të cilit demonstron ambicien e klubit. Ky është padyshim një përforcim shumë i mirë teknik për ekipin, por jemi të bindur se përvoja e tij në nivelin më të lartë do të sjellë shumë për lojtarët tanë në, dhe jashtë fushës”, tha nënpresidenti i klubit Vadim Vasilyev, i cituar në ueb faqen e Monacos.
Fabregas nga ana e tij, kalimin në Francë e përshkroi si një projekt të ri, por edhe nder të madh.
“Jam këtu për të ndihmuar ekipin. Pres me padurim të filloj. Na pret një ndeshje sfiduese të dielën në Marseille”, tha Fabregas.
Në futbollin Anglez, Fabregas ka regjistruar gjitjhsej 501 paraqitje me Arsenalin dhe me Chelsea, ku me këtë të fundit ka fituar dy tituj të kampionit, dhe nga një kupë të Ligës dhe FA-së, ndërsa me Arsenalin e ka të fituar një kupë të FA-së.