Gamze Türkoğlu Oğuz
21 Dhjetor 2018•Përditësim: 23 Dhjetor 2018
PRAGË (AA) - Të paktën 13 minatorë e kanë humbur jetën nga shpërthimi në një minierë në Çeki, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i kompanisë së minierës OKD, Ivo Celecovski konfirmoi se në minierën në Karvin në verilindje të vendit, ka pasur një shpërthim. Ai tha se janë plagosur 10 minatorë.
Pas shpërthimit, i cili u shkaktua nga metani, u zhdukën tetë minatorë, trupat e të cilëve u gjetën gjatë aksionit të kërkimit.