İhvan Radoykov
03 gusht 2016•Përditësim: 03 gusht 2016
SOFJE (AA) – Ministria e Punëve të Brendshme e Bullgarisë njoftoi se do t’i kufizojë të drejtat e qarkullimit të refugjatëve që hyjnë në këtë shtet përmes rrugëve të jashtëligjshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme ka përgatitur një draft të ri rregullimesh ligjore për krijimin e zonave të sigurisë brenda kampeve të refugjatëve, që operohen nga Agjencia Shtetërore për Refugjatë, të cilat do t’i mbanin nën vëzhgim të huajt që kërcënojnë rendin publik.