Betül Yürük
29 Janar 2018•Përditësim: 30 Janar 2018
NEW YORK (AA) - Çmimet më prestigjoze të muzikës Grammy u ndanë mbrëmë në një ceremoni në New York, kurse ylli i mbrëmjes ishte këngëtari amerikan Bruno Mars, i cili u dekorua me gjithsej gjashtë shpërblime, përfshirë tri nga katër çmimet kryesore, raporton Anadolu Agency (AA).
Për herë të parë pas një dekade e gjysëm, ceremonia e ndarjes së Çmimeve Grammy nuk u mbajt në Los Angelos, por në sallën Madison Square Garden në New York.
Albumi "24K Magic" të këngëtarit R&B Mars u shpall albumi më i mirë i vitit, kurse këngën e tij "That's What I Like" u shpall kënga më e mirë e vitit.
Ceremonia u shënua gjithashtu edhe nga protesta e trëndafilave të bardhë me të cilat shumë figura të famshme dënuan abuzimin seksual në botën e showbizit.
Ngjarja gjithashtu u prek edhe nga tema politike dhe çështjen e statusit të emigrantëve të rinj në Amerikë. Figura të famshme, përfshirë Hillary Clinton, lexuan fragmente nga "Fire and Fury" e Michael Wolf që flet për Shtëpinë e Bardhë që nga ardhja e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Lista e fituesve të Çmimeve:
Albumi i vitit: ''24K Magic'' - Bruno Mars
Xhirimi i vitit: '24K Magic'' - Bruno Mars
Kënga e vitit: "That's What I Like" - Bruno Mars
Artisti më i mirë i ri: Alessia Cara
Interpretuesi më i mirë solo: ''Shape of You'' - Ed Sheeran
Albumi më i mirë pop: "Divide" - Ed Sheeran
Albumi më i mirë rok: "A Deeper Understanding" - The War On Drugs
Kënga më e mirë rok: ''Run'' - Foo Fighters
Interpretimi më i mir rok: "You Want It Darker" - Leonard Cohen
Interpretimi më i mirë rep: "HUMBLE." - Kendrick Lamar
Albumi më i mirë rap: "DAMN." - Kendrick Lamar
Interpretimi më i mirë rap/rung: ''Loyalty'' - Kendrick Lamar vs Rihanna
Interpretimi më i mirë R&B: "That's What I Like" - Bruno Mars
Kënga më e mirë R&B: ''That’s What I Like'' - Bruno Mars
Albumi më i mirë R&B: ''24K Magic'' - Bruno Mars
Kënga më e mirë country: "Broken Halos" - Mike Henderson ve Chris Stapleton
Albumi më i mirë country: "From A Room: Volume 1" - Chris Stapleton
Interpretimi më i mirë i muzikës metalike: ''Sultan’s Curse'' - Mastodon
Albumi më i mirë i muzikës alternative: ''Sleep Well Beast” - The National
Xhirmi më i mirë i vallëzimit: ''Tonite'' - LCD Soundsystem
Albumi më i mirë i muzikës elektronike: ''3-D The Catalogue'' - Kraftwerk