Selen Temizer
02 maj 2023•Përditësim: 03 maj 2023
Përderisa muaji prill në Belgjikë ishte më i ftohtë dhe më me reshje se mesatarja mujore, megjithëse në vend ka ardhur pranvera, ende nuk ka pasur një ditë me diell, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit nga Shërbimi Meteorologjik, temperatura mesatare prej 9 gradë Celsius muajin e kaluar në Belgjikë, e cila njihet për motin me vranësira dhe reshje, ka mbetur nën normalen për muajin prill (10,4 gradë Celsius).
Më 30 prill u regjistrua 18,4 gradë Celsius, temperatura e dytë më e ulët maksimale për muajin prill që nga viti 1991.
Ndërsa në prill nuk u regjistrua asnjë ditë pranvere kur temperatura maksimale ishte mbi 20 gradë Celsius, kjo për herë të fundit u regjistrua në vitin 2016.
Ashtu si janari dhe marsi, edhe prilli ishte me më shumë reshje se e zakonshmja.
Koha totale ku është shfaqur dielli ishte 149 orë e 2 minuta. Mesatarja për muajin prill për këtë periudhë ishte 171 orë e 16 minuta.