Bota

Bruksel, protesta kundër sulmeve Izraelite në Gaza

Qindra demonstrues të mbledhur para stacionit qendror të trenit në Bruksel, kërkuan që të ndalohen sulmet izraelite ndaj Gazës

Yusuf Hatip  | 15.11.2019 - Përdıtësım : 16.11.2019
Bruksel, protesta kundër sulmeve Izraelite në Gaza ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )

Bruksel

Sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Rripit të Gazës që mbahet nën rrethim, janë protestuar në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra demonstrues të mbledhur para stacionit qendror të trenit në Bruksel, kërkuan që të ndalohen sulmet izraelite ndaj Gazës.

Në protestën e mbështetur nga disa organizata joqeveritare, demonstruesit kanë mbajtur pankartë me mbishkrime si "Ndaloni krimet e luftës së Izraelit në Gaza" dhe "Të gjithë ne jemi Gaza".

Në deklaratën e shpërndarë nga protestuesit, është kërkuar që të bojkotohen produktet që vijnë nga Izraeli si dhe qeveria belge dhe Bashkimi Evropian (BE) të zbatojnë sanksione ndaj Izraelit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın