Yusuf Hatip
12 maj 2019•Përditësim: 13 maj 2019
Mijëra ambientalistë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, organizuan protestë për të tërhequr vëmendjen në ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike, raporton Anadolu Agency (AA).
BRUKSEL (AA) - Mijëra ambientalistë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, organizuan protestë për të tërhequr vëmendjen në ngrohjen globale dhe ndryshimet klimatike. Rreth 15 mijë ambientalistë të mbledhur para stacionit verior të trenit, brohoritën me slogane kundër politikave që kanë shkaktuar ngrohje globale. ( Dursun Aydemir - Anadolu Agency )
Rreth 15 mijë ambientalistë të mbledhur para stacionit verior të trenit, brohoritën me slogane kundër politikave që kanë shkaktuar ngrohje globale.
Në deklaratën e lexuar gjatë protestës, thuhet se punimet rreth ndryshimeve globale klimatike duhet të merren në mesin e prioriteteve të qeverisë, ndërsa u kërkua që të bëhen përmirësime edhe në lidhje me barazinë sociale.
Protestuesit më pastaj marshuan deri në Parkun e 50 vjetorit, që gjendet në afërsi të institucioneve të Bashkimit Evropian (BE), ku edhe përfundoi protesta.