Ahmet Gürhan Kartal
06 Korrik 2017•Përditësim: 07 Korrik 2017
LONDËR (AA) – Qeveria e Britanisë së Madhe ka njoftuar se do të izolojë ekstremistët duke i mbajtur në qeli të veçanta në burgje, më konkretisht në qendrat për ndarjen e ekstremistëve të dhunshëm duke i mbajtur larg nga të burgosurit e tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Burgu me siguri të lartë HMP Frankland në veri të Anglisë, do të jetë njëri nga tre burgjet në të cilat ekstremistët do të mbahen në qeli të veçanta.