Aslı Aral
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
LONDËR (AA) - Kryeministrja britanike, Theresa May, ka deklaruar se janë duke punuar me aleatët ndërkombëtarë për të rritur presionin ndaj Rusisë, në mënyrë që kjo e fundit të ndalë sulmet në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur në dhomën e ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, gjatë seancës "pyetje për kryeministrin", një pyetjeje në lidhje me sulmet në Halep ajo i është përgjigjur: "Jemi duke punuar me aleatët tanë ndërkombëtarë për të rritur presionin ndaj Rusisë në mënyrë që ti japë fund sulmeve në Halep. Duhet të bëjmë çdo gjë për këtë. Kërkojmë të ketë një Siri me një të ardhme pa Asadin."