Fatih Hafız Mehmet
28 gusht 2019•Përditësim: 29 gusht 2019
Kryeministri britanik Boris Johnson kërkoi nga Mbretëresha Elizabeta e Dytë të pezullojë punimet e parlamentit deri më 14 tetor, vetëm disa javë para afatit përfundimtar të Brexit-it, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një letër dërguar ligjvënësve, Johnson tha se ai ka këruar nga mbretëresha të pezullojë punimet e parlamentit në periudhën 9 shtator -14 tetor.
Nëse mbretëresha pranon kërkesën e kryeministrit Johnson, deputetët do të kenë një kohë të kufizuar për të miratuar një legjislacion që do të parandalojë një Brexit pa marrëveshje.
Ndërkohë, partitë opozitare vazhdojnë negociatat për të miratuar një legjislacion në parlament për të parandaluar Brexit-in pa marrëveshje.
Johnson ka deklaruar se do të nxjerrë Britaninë nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor dhe se edhe pse është i sigurt në negociimin e një marrëveshjeje me Brukselin, ai gjithashtu po bën përgatitjet edhe për një Brexit pa marrëveshje.
Parlamenti i Britanisë ka refuzuar në mënyrë të përsëritur marrëveshjen e Brexit-it të kryeministres së mëparshme Theresa May.