Vesna Besic
09 Shtator 2020•Përditësim: 09 Shtator 2020
Fëmijët dhe të rinjtë shpëtimin nga temperaturat e larta në lagjen Al-Auja në Eriha të Bregut Perëndimor nën okupim, e kanë gjetur në kanalin për ujitje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Temperatura në këtë qytet të Bregut Perëndimor sot ka arritur në 42 gradë celsius.
Sipas të dhënave të meteorologëve, temperatura edhe ditët e ardhshme do të ngjitet deri në 40 gradë. Objektivi i fotoreporterëve të AA-së regjistroi se si të rinjtë në Bregun Perëndimor luftojnë me temperaturat e larta.