Esat Fırat
11 Dhjetor 2018•Përditësim: 11 Dhjetor 2018
KUDS (AA) - Forcat izraelite arrestuan 19 palestinezë në bastisjet gjatë natës së kaluar në Bregun Perëndimor, njoftuan zyrtarët ushtarakë izraelitë të martën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtria izraelite tha se arrestimet u bënë lidhur me "dyshimet për pjesëmarrje në aktivitete terroriste".
Gjithashtu shtuan se ishin në kërkim të palestinezëve të cilët pretendohet se sulmuan gjashtë kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të dielën.
Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjëra arrestimi në të gjithë Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli mban nën okupim, me pretekst të kërkimit të palestinezëve për të cilët është lëshuar urdhër.
Sipas burimeve palestineze, më shumë se 6500 palestinezë janë në burgjet izraelite, duke përfshirë gjashtë anëtarë të parlamentit, 52 gra dhe 270 të mitur.