Zehra Ulucak
01 Maj 2018•Përditësim: 01 Maj 2018
ANKARA (AA) – Si pasojë e shembjes së një ndërtese 26 katëshe në qytetin Sao Paulo të Brazilit, e c
ila u përfshi nga zjarri, sipas vlerësimeve të para ka humbur jetën një person, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, zjarri i cili filloi të përhapet me shpejtësi në orën 01.20 (sipas orës lokale) në një ndërtesë të braktisur 26 katëshe në Sao Paulo, e cila në masë të madhe banohej nga të pastrehët, përfshiu ndërtesën dhe pas 90 minutave u shemb.
Në zjarrin ku ndërhynë më shumë se 150 zjarrfikës, një person ka humbur jetën, kurse ekipet e zjarrfikësve shqetësohen për mbetjen e më shumë personave nën rrënoja.
Ndërtesa në rajonin Largo do Paissandu, e cila më parë përdorej si zyre, është evakuuar para disa vitesh dhe tani përdorej nga rreth 50 familje të pastrehë.
Rajoni ku ndodhet ndërtesa u mor nën rrethimin e sigurisë, kurse edhe ndërtesat përreth u evakuuan.Ende nuk dihet saktë arsyeja e shkaktimit të zjarrit.