Bota

Brazil, kërkohet nisja e hetimeve kundër presidentit Bolsonaro

Në dokumentet dërguara Gjykatës Ndërkombëtare Penale theksohen 33 komente dhe veprime të presidentit brazilian Bolsonaro

Emel Öz Gözellik  | 29.11.2019 - Përdıtësım : 02.12.2019
Brazil, kërkohet nisja e hetimeve kundër presidentit Bolsonaro

Rio De Janeiro

Një grup i përbërë prej avokatëve dhe ish-ministrave ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale të nisë një hetim kundër presidentit të Brazilit, Jair Bolsonaro për mbrojtje joadekuate të pyjeve të Amazonës, raporton Anadolu Agency (AA).

Avokatët, ish-ministrat, aktivistët dhe filozofët i kanë kërkuar gjykatës të fillojë një hetim kundër Bolsonaros edhe për shkeljen e të drejtave të indigjenëve, mbrojtjen joadekuate të pyjeve të shiut të Amazonës dhe vendeve ku banojnë vendasit.

Profesori i drejtësisë në Universitetin Fundacao Getulio Vargas në Sao Paolo, Eloisa Machado de Almeida pretendon se administrata e Bolsonaros është përgjegjëse për "sulme të gjera dhe sistematike" ndaj fiseve indigjene.

Në dokumentet dërguara GJNP-së theksohen 33 komente dhe veprime të Bolsonaros.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın