Dilara Hamit
10 Janar 2021•Përditësim: 11 Janar 2021
Pasi Twitter-i pezulloi përfundimisht llogarinë e presidentit amerikan Donald Trump, platforma e rrjeteve sociale u bë fokusi i debatit rreth politikave të lirisë së shprehjes dhe neutralitetit, të cilat siç i ka gjithmon Twitter-i, pasqyrojnë të vërtetën.
Platforma e rrjeteve sociale e themeluar nga Jack Dorsey dhe miqtë e tij në mars të vitit 2006, mbajti debatin gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së pas pezullimit të Trump.
Përdoruesit në të gjithë botën akuzojnë kompanitë e rrjeteve sociale që kanë një fuqi të caktuar, siç është Twitter, se veprojnë si "aktorë jo-shtetërorë" dhe "censurues".
Përderisa kompania pretendon se mbron lirinë e shprehjes dhe vepron me misionin e mbrojtjes së debateve publike, ajo hedh një hije në diskursin e lirisë së shprehjes për të gjithë me një qëndrim ambivalent ndaj vendeve dhe individëve të ndryshëm, veçanërisht ndaj Trump-it.
Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, i cili dënoi vendimin e Twitter-it për të pezulluar llogarinë e Trump-it, tha se një censurë e tillë nuk mund të zbatohet për askënd.
Shannon McGregor pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Medias në Universitetin e Karolinës së Veriut, tha se kompania bëri këtë veprim për të përfituar simpati nga administrata e ardhshme e Joe Biden-it.
Shumë persona që mbështesin presidentin Trump gjithashtu reaguan ndaj vendimit të Twitter-it.
SHBA në mesin e vendeve që përdorin Twitter-in më së shumti
Kompania, me seli në qytetin San Francisco të California-s, ka 4.800 punonjës në të gjithë botën dhe ka 340 milionë përdorues në të gjithë botën, ku SHBA, Japonia, Britania e Madhe dhe India janë në mesin e vendeve kryesore ku përdoret platforma.
Dorsey, i njohur për qëndrimin e tij anti-Trump, ishte në fokus të polemikave me vendimin e tij për të ndaluar reklamat politike në Twitter në vitin 2019. Kjo tërhoqi vëmendjen tek Dorsey duke pasur parasysh faktin se ky vendim erdhi para fushatës politike për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Megjithatë, Dorsey para zgjedhjeve presidenciale pranoi se ishte gabim të bllokohej lajmi nga gazeta New York Post që shkruante për punën e Hunter Biden-it në Ukrainë.
Nga ana tjetër, llogaria personale e Dorsey-t u hakua në vitin 2019 dhe u zbulua se përmbante postime raciste dhe amorale.
Mbështetësit e Trump-it që protestojnë kundër certifikimit të fitores presidenciale të Biden-it në Kongres, të mërkurën u përleshën me policinë, në fund duke u futur në ndërtesën e Kongresit dhe duke u futur në sallën e Senatit.
Të paktën 5 njerëz humbën jetën, përfshirë edhe një grua që u qëllua nga policia e Kongresit.
Trump akuzohet nga shumë persona për nxitje të mbështetësve për të ndaluar Kongresin në konfirmimin e fitores zgjedhore të Biden-it.