Erdoğan Çağatay Zontur
23 Nëntor 2020•Përditësim: 23 Nëntor 2020
Të paktën nëntë persona raportohet të jenë vrarë në Nigerinë verilindore të shtunën kur terroristët e Boko Haram shënjestruan autokolonën që i përkiste guvernatorit të shtetit Borno, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raporteve lokale, anëtarët e grupit terrorist sulmuan autokolonën e Guvernatorit Babagana Zulum në rrugën Gajiram-Monguno, duke vrarë shtatë ushtarë dhe dy civilë.
Zulum shpëtoi i padëmtuar, por kjo është hera e tretë që ai u sulmua nga terroristët e Boko Haram në tre muajt e fundit.
Më shumë se 30 mijë njerëz janë vrarë dhe gati 3 milionë janë zhvendosur gjatë një dekade të dhunës së Boko Haram në Nigeri, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, dhuna nga Boko Haram ka prekur 26 milionë njerëz në rajonin e Liqenit Çad dhe ka zhvendosur 2,6 milionë të tjerë.