Recep Şakar
02 Shkurt 2017•Përditësim: 02 Shkurt 2017
MELBURN (AA) - Bëhet e ditur se presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur ndaj kryeministrit australian Malcolm Turnbull gjatë bisedës telefonike në fundjavë se "Kjo ishte biseda më e keqe telefonike deri më tani", raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhen të ditura detajet e bisedës telefonike presidentit amerikan Trump dhe kryeministrit australian Turnbull të cilën ky i fundit e zhvilloi me qëllim të vazhdimit të marrëveshjes së nënshkruar me administratën Obama për zhvendosjen në SHBA të refugjatëve që mbahen në qendrat e arrestit nën administrimin e Australisë.
Sipas lajmeve të mediumeve të Australisë bazuar në gazetën Washington Post, biseda e planifikuar të zgjasë afërsisht një orë, ka zgjatur vetëm 25 minuta, pasi që, siç thuhet, Trump është inatosur.
Gjatë bisedës, thuhet që Trump t'i ketë rikujtuar Turnbullit se në të njëjtën ditë ka zhvilluar biseda me katër liderë, përfshirë edhe presidentin rus Vladimir Putin, dhe t'i ketë thënë se "kjo ishte biseda më e keqe deri më tani".