Övünç Kutlu
26 Maj 2022•Përditësim: 27 Maj 2022
Regjistrimet e automjeteve të reja komerciale në Bashkimin Evropian shënuan rënie me 27.1 për qind në bazë vjetore në prill, njoftoi të mërkurën Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në total 125.034 njësi u shitën muajin e kaluar, sipas shifrave më të fundit të ACEA-s.
Spanja pati një rënie vjetore prej 36 për qind, e ndjekur nga Gjermania me 30.5 për qind, Franca me 28.6 për qind dhe Italia me 17.5 për qind.
Gjatë katër muajve të parë të vitit 2022, shitjet e automjeteve të reja komerciale në BE ranë me 20.3 për qind, sipas ACEA-s.
Në periudhën janar-prill, Spanja pati rënien më të madhe prej 31.8 për qind, e ndjekur nga Franca me 23.6 për qind, Gjermania me 16.5 për qind dhe Italia me 7.7 për qind.