Emre Aytekin
11 Prill 2022•Përditësim: 11 Prill 2022
Shitjet e automjeteve në Kinë u ulën me 10.5 për qind në mars krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga Shoqata Kineze e Automjeteve, në mars janë shitur 1.58 milionë automjete.
Derisa numri i automjeteve të shitura në vend u rrit me 25.6 për qind në bazë mujore, përqindja u ul me 10.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Numri i automjeteve të shitura në Kinë në tremujorin e parë të vitit arriti në 4.92 milionë.
Rreth 230 mijë automjete luksoze u shitën në mars. Shitjet e automjeteve luksoze u rritën me 43 për qind në bazë mujore dhe ranë 14 për qind në bazë vjetore.