Mücahit Aydemir
14 Korrik 2022•Përditësim: 14 Korrik 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael është takuar me kryeministrin Yair Lapid, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga shërbimi për marrëdhënie me publikun e Zyrës së kryeministrit të Izraelit, thuhet se Biden dhe Lapid janë takuar në Kudsin Perëndimor.
Pas takimit pritet të mbahet një konferencë për media.
Presidenti amerikan duhet të takohet edhe me presidentin e vendit, Isaac Herzog dhe liderin e opozitës, Benjamin Netanyahu.