Servet Günerigök
17 Shkurt 2022•Përditësim: 18 Shkurt 2022
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se Rusia mund të pushtojë Ukrainën “për disa ditë”, por ka theksuar se një zgjidhje diplomatike akoma është e mundur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë përpara udhëtimit të tij në shtetin Ohio, presidenti Biden u tha se kërcënimi i një pushtimi është “shumë i lartë” dhe Moska po lëviz trupat dhe mund të përfshihet në një operacion flamuri të rremë.
I pyetur nëse ai mendon se Rusia do të kalojë në një pushtim, Biden u përgjigj, “Po, po. Jo tani... për disa ditë”.
Presidenti amerikan tha se është në pritje të një përgjigje për letrën e tij dërguar presidentit rus, Vladimir Putin.
Dje, një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden tha se Rusia ka zhvendosur deri në 7 mijë forca në kufirin ukrainas, duke kundërshtuar pretendimet e Moskës se po tërheq disa trupa.