Diyar Güldoğan
14 Janar 2025•Përditësim: 14 Janar 2025
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, vendosi të bëjë ndryshime në deklaratën lidhur me katastrofën në Kaliforni për të vënë në dispozicion ndihmë shtesë për zonën e prekur nga zjarri që vazhdon për shtatë ditë, raporton Anadolu.
"Sot, presidenti Joe Biden vuri në dispozicion ndihmë shtesë për fatkeqësitë në shtetin e Kalifornisë duke autorizuar një rritje të nivelit të financimit federal për punën emergjente të ndërmarrë në shtetin e Kalifornisë si rezultat i zjarreve dhe erërave të fuqishme, që filluan nga 7 janari 2025 dhe janë duke vazhduar", thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas urdhrit, fondet federale për heqjen e mbeturinave dhe masat mbrojtëse emergjente, duke përfshirë ndihmën direkte federale, janë rritur në 100 për qind të kostove totale të pranueshme për një periudhë prej 180 ditësh.
Më shumë se 40 mijë hektarë janë djegur nga zjarret në Eaton, Palisades, Kenneth dhe Hurst, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni.
Mbi 12 mijë struktura, duke përfshirë shtëpi dhe biznese janë djegur që nga fillimi i zjarreve më 7 janar, ndërsa 24 njerëz kanë vdekur.
Zjarri nuk ka kursyer as shtëpitë në pronësi të aktorëve, regjisorëve, producentëve dhe punonjësve të tjerë të Hollywood-it.
Vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarreve.