Dildar Baykan Atalay
28 Prill 2022•Përditësim: 28 Prill 2022
Presidenti amerikan, Joe Biden, në maj do të vizitojë Japoninë dhe Korenë e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).
"Presidenti Biden do të vizitojë Korenë e Jugut dhe Japoninë nga 20 deri më 24 maj për të forcuar më tej lidhjet midis qeverive, ekonomive dhe popujve tanë", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Ajo tha se vizita do të ishte një demonstrim i angazhimit të presidentit Biden ndaj "Indo-Paqësorit të hapur dhe të lirë".
"Kjo vizitë do të jetë një shenjë e angazhimit intensiv me Indo-Paqësorin për më shumë se një vit, duke përfshirë Samitin Special SHBA-ASEAN që do të mbahet në Washington më 12 dhe 13 maj", deklaroi Psaki.
Ajo theksoi se Biden do të takohet me homologët e tij në Korenë e Jugut dhe Japoni.
Psaki theksoi se do të diskutohen çështje të tilla si përmirësimi i marrëdhënieve midis vendeve, zgjerimi i lidhjeve ekonomike dhe rritja e bashkëpunimit.