Bota

Biden dhe Al-Kadhimi diskutojnë sulmet e fundit me raketa në Irak

"Të dy diskutuan sulmet e fundit me raketa që synonin personelin Irakian dhe koalicionin dhe ranë dakord që autorët e sulmeve duhet të mbahen plotësisht përgjegjës", thuhet nga Shtëpia e Bardhë

Hakan Çopur  | 24.02.2021 - Përdıtësım : 24.02.2021
Biden dhe Al-Kadhimi diskutojnë sulmet e fundit me raketa në Irak

Washington DC

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i Irakut, Mustafa Al-Kadhimi, kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku kanë folur rreth sulmeve të fundit me raketa në Irak, thuhet nga Shtëpia e Bardhë, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Presidenti konfirmoi mbështetjen e SHBA-ve për sovranitetin dhe pavarësinë e Irakut dhe vlerësoi udhëheqjen e kryeministrit. Të dy diskutuan sulmet e fundit me raketa që synonin personelin Irakian dhe koalicionin dhe ranë dakord që autorët e sulmeve duhet të mbahen plotësisht përgjegjës", thuhet në deklaratë.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se Biden dhe Al-Kadhimi theksuan rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve SHBA-Irak përmes "Dialogut Strategjik".

Sulmet me raketa u kryen në Aeroportin e Erbilit javën e kaluar, ku gjithashtu edhe trupat amerikane janë të vendosur, ndërsa ditë më parë edhe në Zonën e Gjelbër të mbrojtur në Bagdad.

Teksa shumë burime në rajon tregonin Iranin, zyrtarët amerikanë deklaruan se nuk kanë mundur të përfundojnë hetimet e tyre për të identifikuar autorët e sulmeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın