Ata Ufuk Şeker
28 Dhjetor 2017•Përditësim: 28 Dhjetor 2017
BRUKSEL (AA) – Elefanti i sapolindur në kopshtin zoologjik në qytetit Mechelen të Belgjikës, zgjoi interesim të madh tek qytetarët, raporton Anadolu Agency (AA).
Elefanti i lindur ditën e diel, në kopshtin zoologjik Planckendael shkaktoi turmë të madhe të vizitorëve.
Qytetarët krijuan radhë të gjata përpara repartit të mbyllur, të projektuar posaçërisht për të parë këlyshin e elefantit. Pas një pritjeje të gjatë, ata që kishin hyrë, mund të ushqenin elefantin e vogël, të luanin me të dhe ta shikonin derisa flinte.
Elefanti që lindi në ditën e Kërshëndellave me peshë prej 90 kilogramësh, nuk ndahet nga nëna e tij Maj Tagu.
Përndryshe, emri i elefantit nuk është caktuar ende.