Ata Ufuk Şeker
31 maj 2022•Përditësim: 01 qershor 2022
Punonjësit e sektorit publik në Belgjikë kanë hyrë në grevë me kërkesën për rritjen e pagave, lehtësimin e ngarkesës së punës dhe përmirësimin e kushteve të pensionit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të gjitha sindikatat e punëtorëve që përfaqësojnë punonjësit e sektorit publik në Belgjikë, njoftuan se kanë filluar grevë njëditore.
Sindikatat kanë tërhequr vëmendjen se kostoja e shtrenjtë e jetesës kohët e fundit ka ulur fuqinë blerëse dhe kërkojnë respektim më të madh të të drejtave të punëtorëve, përmirësimin e kushteve të punës, pagave dhe pensioneve si dhe eliminimin e mungesës së stafit dhe rritjen e investimeve publike.
Për shkak të grevës, janë shënuar ndërprerje kryesisht në shërbimet publike federale, rajonale dhe lokale në të gjithë vendin. Ndërprerje janë regjistruar edhe në shërbimet për udhëtimet e trenave, transportit publik, bashkiak, të postës, arsimit, të institucioneve të vuajtjes së dënimit dhe të transmetuesve publik.
Inflacioni në Belgjikë arriti në 8.97 në maj duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar që nga viti 1982.
Rritja e inflacionit në periudhën e fundit ka shqetësuar edhe belgët. Në vend ka tërhequr vëmendjen rritja e përgjithshme e çmimeve, kryesisht në produktet bazë ushqimore dhe energjetike.