Bota

BE zgjeron sanksionet kundër regjimit të Asadit

Sanksionet e BE-së kundër Sirisë përfshijnë kufizime të investimeve, embargon e naftës dhe pengimin e eksporteve për pajisjet teknike dhe teknologjike të cilat mund të përdoren për presion ndaj popullatës

Ata Ufuk Şeker  | 17.02.2020 - Përdıtësım : 17.02.2020
BE zgjeron sanksionet kundër regjimit të Asadit

Bruksel

Bashkimi Evropian (BE) në listën e sanksioneve që zbaton kundër regjimit të Bashar al-Asadit në Siri ka vendosur të shtojë 8 biznesmenë dhe 2 kompani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Këshilli i BE-së thuhet se lista e sanksioneve ndaj regjimit të Asadit dhe mbështetësve të tij është zgjeruar.

Më tej theksohet se në listën e sanskioneve janë shtuar 8 biznesmenë dhe 2 kompani, sepse ata zhvillonin projekte që sigurojnë përfitime të drejtpërdrejta për regjimin e Asadit mbi territoret e qytetarëve të zhvendosur në Siri.

Në kuadër të sanksioneve është rritur në 71 numri i kompanive dhe në 277 numri i personave ndaj të cilëve zbatohen ndalesa të udhëtimeve dhe që u janë ngrirë pasuritë.

Sanksionet e BE-së kundër Sirisë përfshijnë kufizime të investimeve, embargon e naftës dhe pengimin e eksporteve për pajisjet teknike dhe teknologjike të cilat mund të përdoren për të ushtruar presion ndaj popullatës.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.