Bota

BE thirrje për dialog në Mesdheun Lindor

Greqia ka bërë thirrje për takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm të BE-së

Şerife Çetin, Tevfik Durul  | 11.08.2020 - Përdıtësım : 12.08.2020
BE thirrje për dialog në Mesdheun Lindor

Bruksel

Zëdhënësi i Komisionit të Bashkimit Evropian (BE) Peter Stano, theksoi se është e nevojshme të ketë sjellje që përputhen me fqinjësinë e mirë dhe të drejtën ndërkombëtare brenda dialogut dhe kontaktit për të zgjidhur problemet në Mesdheun Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

I pyetur për zhvillimet në Mesdheun Lindor në konferencën e përditshme për shtyp, Stano tha se zhvillimet e fundit janë shqetësuese.

Ai deklaroi se tensionet në rritje nuk do të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve.

“Me qëllim të zgjidhjes së problemeve në Mesdheun Lindor, është e nevojshme të ketë sjellje që përputhen me fqinjësinë e mirë dhe të drejtën ndërkombëtare brenda dialogut dhe kontaktit. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell, bën të gjitha përpjekjet për të ndërtuar përsëri një dialog konstruktiv. Ai po vazhdon kontaktet me të gjitha palët relevante”, tha Stano.

Duke konfirmuar se Greqia ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm për të diskutuar zhvillimet, Stano vuri në dukje se vendet anëtare do ta diskutojnë çështjen.

Ai tha se ekzistojnë edhe mënyra të tjera për diskutimin e çështjes, duke shtuar se në takimin joformal të ministrave të jashtëm (Gymnich) në fund të muajit do të bisedohet për zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe marrëdhëniet Turqi-BE.

Në pyetjen nëse në rend dite përfshihen sanksione të mundshme kundër Turqisë, Stano rikujtoi se në Këshillin e Marrëdhënieve të Jashtme të organizuar më 13 korrik është marrë vendim për rritjen e dialgout me Turqinë..

Stano gjithashtu rikujtoi se Përfaqësuesi i Lartë Borrell është ngarkuar me detyrën për të punuar mbi hapat që duhen ndërmarrë në lidhje me Turqinë dhe shtoi se BE-ja është në solidaritet me Greqinë dhe administratën qipriote greke.

Greqia thirrje Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së për takim të jashtëzakonshëm

Ndërkohë, kryeministri grek Kiryakos Mitsotakis dhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias janë takuar në kryeministri për të diskutuar zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Në një deklaratë pas takimit thuhet se Athina zyrtare i bën thirrje Këshillit të Marrëdhënieve të Jashtme të BE-së për takim urgjent në lidhje me “aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor”.

Nga ana tjetër, ministri Dendias në Twitter shkroi se ai gjithashtu është takuar me ambasadorin e SHBA-së në Athinë, Geoffrey Pyatt, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në Mesdheun Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın