BE siguron 43,5 milionë euro ndihma për Sudanin e Jugut
Komisioni Evropian ka njoftuar se ka siguruar ndihmë humanitare për Sudanin e Jugut, i cili po lufton me probleme të thatësirës dhe urisë

Bruksel
Bashkimi Evropian (BE) ka siguruar 43,5 milionë euro ndihma humanitare për Sudanin e Jugut, raporton Anadolu Agency (AA).
Komisioni Evropian ka njoftuar se ka siguruar ndihmë humanitare për Sudanin e Jugut, i cili po lufton me probleme të thatësirës dhe urisë.
Më shumë se tetë milionë njerëz në Sudanin e Jugut nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore dhe më shumë se shtatë milionë njerëz janë në rrezik të urisë, thuhet më tej.
Vendi është prekur gjithashtu rëndë nga epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19), prandaj BE-ja ka ndarë 43,5 milionë euro ndihmë humanitare Sudanit të Jugut për ushqim dhe mbrojtje.
Në vitin 2020, BE-ja siguroi gjithashtu 21 milionë euro mbështetje për këtë vend.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.