Ata Ufuk Şeker
08 Nëntor 2017•Përditësim: 08 Nëntor 2017
BRUKSEL (AA) - Komisioni Evropian ka përgatitur propozim-ligjin për uljen e emetimit të gazrave të mjeteve tokësore të transportit, raporton Anadolu Agency (AA).
Propozimi i komisionit i titulluar "Paketa e Transportit të Pastër" e përgatitur në përputhje me dispozitat e Marrëveshjes Klimatike të Parisit, synon që deri në vitin 2030, emetimi i dioksidit të karbonit të automjeteve si veturat dhe kamionët të bie nën 30 për qind të niveleve të vitit 2021.
Po ashtu, propozimi parasheh zgjedhjen e alternativave për transport të pastër në tenderët e ndryshëm publikë në vendet anëtare të BE-së.
Sipas propozimit, do të ofrohen mbështetje të ndryshme për ndërtimin e infrastrukturës alternative për karburantë.
Për ligjësimin e propozimit, Këshilli Evropian, Komisioni dhe Parlamenti Evropian do të mbajnë takime trepalëshe.
Në qoftë se palët arrijnë të dakordohen, atëherë propozimi do të fillojë të zbatohet pas miratimit nga të gjitha institucionet, ndërsa më pas do të nevojiten edhe rregullimet e nevojshme ligjore nga shtetet anëtare.