Ali Murat Alhas
23 Mars 2019•Përditësim: 23 Mars 2019
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka përsëritur qëndrimin e Bashkimit Evropian (BE) për të mos njohur Lartësirat e Golanit në Siri si sovranitet i Izraelit, pavarësisht lëvizjes së fundit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
“Pozicioni i BE-së është i njohur dhe nuk ka ndryshuar”, tha Tusk në një konferencë për media pas samitit të BE-së në Bruksel, kur u pyet rreth lëvizjes së Trumpit për të njohur në tërësi sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit.
BE nuk i njeh Lartësirat e Golanit si pjesë të sovranitetit të Izraelit.
Të enjten, Trump tha se është koha që SHBA në tërësi të pranoj sovranitetin e Izraelit mbi Lartësirat e Golanit.
Izraeli pushtoi Lartësirat e Golanit nga Siria gjatë luftës gjashtë ditore të vitit 1967.
Izraeli pushtoi rreth dy të tretat e luginave të gjera të Golanit si rezultat “de facto” nga konflikti dhe e aneksoi zyrtarisht në vitin 1981, një veprim i kundërshtuar njëzëri në atë kohë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB).