Bota

BE gjatë vitit 2020 prodhoi 284 milionë tonë kimikate

Rreth 221.4 milionë tonë kimikate të rrezikshme për shëndetin u prodhuan vitin e kaluar, ndërsa sasia e prodhuar e kimikateve të rrezikshme për mjedisin ishte 78.8 milionë tonë

Gökhan Ergöçün  | 30.11.2021 - Përdıtësım : 01.12.2021
BE gjatë vitit 2020 prodhoi 284 milionë tonë kimikate Foto: AA/Arkiv

Stamboll

Zyra evropiane e statistikave (Eurostat) ka bërë të ditur se vendet anëtare të bllokut evropian gjatë vitit 2020 ka prodhuar 284 milionë tonë kimikate apo 1 për qind më shumë krahasuar me vitin 2019, transmeton anadolu Agency (AA).

“Konsumimi i këtyre produkteve arriti në 302 milionë tonë, duke reflektuar një rritje prej 1 për qind krahasuar me vitin 2019”, tha Eurostat, duke shtuar se pandemia COVID-19 nuk shkaktoi asnjë ulje në këtë fushë.

Rreth 221.4 milionë tonë kimikate të rrezikshme për shëndetin u prodhuan vitin e kaluar, ndërsa sasia e prodhuar e kimikateve të rrezikshme për mjedisin ishte 78.8 milionë tonë.

Po ashtu, tregojnë të dhënat e Eurostat, u konsumuan rreth 230.1 milionë tonë kimikate të rrezikshme për shëndetin dhe 79.8 milionë tonë kimikate të rrezikshme për mjedisin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın