Abdulbesar Ademi
30 Tetor 2025•Përditësim: 30 Tetor 2025
Zonat e banimit në provincën Java Veriore të Indonezisë u përmbytën për shkak të baticave të larta, raporton Anadolu.
Rritja e nivelit të ujit gjatë baticës së lartë ndikoi negativisht në jetën e përditshme të vendasve në fshatin Eretan Wetan.
Afër 20 nga 50 familje vazhdojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre, pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet që kanë ndodhur herë pas here gjatë 11 viteve të fundit.
Në disa zona, niveli i ujit arriti deri në 1.1 metër, duke e bërë fshatin një nga zonat më të rrezikuara nga përmbytjet mbi nivelin mesatar ditor të baticës.