Emre Gürkan Abay
15 Prill 2016•Përditësim: 15 Prill 2016
MOSKË (AA) - Sot është bërë bastisje nga ana e policisë në zyrat e biznesmenit rus, Mihail Prohorov, i cili gjithashtu ka investime në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë ruse të lajmeve Interfaks, sot është bërë bastisje nga ana e policisë në disa zyra dhe vendin e punës të biznesmenit miliarder rus, Mihail Prohorov i cili njihet për qëndrimet opozitare kundër presidentit rus, Vladimir Putin.
Theksohet se është bërë bastisje në zyrat e kompanive Renaissance Capital, Renaissance Credit, Consent dhe Quadra të Prohorov që është njëkohësisht edhe pronar i gazetës RBK.