Bota

Bashkimi Evropian i dhuron deve Mauritanisë për "mbrojtje kufitare"

Dhurimi i deveve nga BE-ja në vend të pajisjeve ushtarake teknologjike që mund të përdoren për sigurinë kufitare ka shkaktuar komente të shumta në rrjetet sociale

Tufan Aktaş, Ömer Erdem  | 11.12.2019 - Përdıtësım : 12.12.2019
Bashkimi Evropian i dhuron deve Mauritanisë për "mbrojtje kufitare"

Stamboll

Bashkimi Evropian (BE) i ka dhuruar 250 deve Mauritanisë për ta mbështetur sigurinë kufitare të vendit afrikan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Mauritanisë, devetë, që kanë arritur në qytezën Ashmim pranë kufirit me Malin, do të shërbejnë për njësinë e ushtarëve me deve.

Devetë i janë dorëzuar ushtrisë së Mauritanisë në një ceremoni në të cilën morën pjesë kreu i Misionit të BE-së në Nouakchott, Giacomo Derazo, guvernatori i rajonit dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Popullata vendase e ka pritur me habi dhe reagime donacionin e BE-së, pasi vendi njihet për prani të madhe të deveve.

Dhurimi i deveve nga BE-ja në vend të pajisjeve ushtarake teknologjike që mund të përdoren për sigurinë kufitare ka shkaktuar komente të shumta në rrjetet sociale.

Devetë e dhuruara janë pjesë e mbështetjes prej 14,7 milionë dollarëve të siguruara nga shtetet e BE-së për sigurinë kufitare të vendit.

Njësitë e ushtarëve me deve të Mauritanisë, të njohura si Nomad, fillimisht u themeluan në vitin 1912, vetëm disa vite pas nisjes së kolonizimit francez.

Këto njësi veprojnë në fushën e sigurisë dhe inteligjencës në zonat shkretëtinore të cilat përbëjnë vështirësi për qasje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın