Sibel Vezaj
15 shkurt 2018•Përditësim: 16 shkurt 2018
PRISHTINË (AA) - Barbadosi ka njohur pavarësinë e Kosovës, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Në vigjilen e festës së madhe të pavarësisë, ja edhe një njohje nga shteti i Barbadosit. Urime Kosovë e dashur”, ka shkruar Pacolli në rrjetet sociale.
Barbadosi, i cili gjendet në rajonin e Karaibeve, është shteti i 116-të që ka njohur pavarësinë e Kosovës, e cila këtë vit e feston dhjetëvjetorin e pavarësisë së saj.