Emel Gözellik
28 Maj 2020•Përditësim: 28 Maj 2020
Së paku 16 persona kanë vdekur si pasojë e helmimit me alkool të falsifikuar në veriperëndim të Bangladeshit, raporton Anadolu Agency (AA).
The Press Trust of India (PTI) transmeton se zyrtarët policorë njoftuan se së paku 16 persona kanë vdekur si pasojë e helmimit me alkool metilit gjatë kremtimit që u mbajt në veriperëndim të vendit.
Zyrtarët theksuan se është duke vazhduar kurimi i 12 personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për arsye të njëjta.
Hetimi lidhur me këto ngjarje vazhdon.