Bota

Avionët izraelitë sulmojnë Gazën

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga dëshmitarët okularë, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një pikë që i përkiste grupeve të rezistencës palestineze në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës

Mehmet Nuri Uçar  | 07.09.2021 - Përdıtësım : 08.09.2021
Avionët izraelitë sulmojnë Gazën Foto: AA/Arkiv

Gaza

Izraeli kreu një sulm ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që AA ka marrë nga dëshmitarët okularë, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një pikë që i përkiste grupeve të rezistencës palestineze në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza nuk komentoi nëse sulmi ka shkaktuar të vdekur ose të plagosur.

Ushtria izraelite nuk është prononcuar në lidhje me sulmin.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın